ANALIZË: Ky është buxheti i ministrive dhe të agjencive të RMV-së (infografik)

Deri në fund të vitit, të hyrat e përgjithshme buxhetore janë vendosur në 3,42 miliardë euro, shpenzimet buxhetore në 3.71 miliardë euro, me çka dallimi ndërmjet të hyrave dhe shpenzimeve në buxhetin e ri të ribalancuar është zvogëluar për pothuajse 5 milionë euro, shkruan analiza javore ekonomike e Portalb.mk.

“Brenda këtyre të hyrave dhe shpenzimeve të planifikuara, deficiti mbetet i pandryshuar në raport me buxhetin e planifikuar, gjegjësisht ai është vendosur në vlerën prej 17.7 miliardë denarë, ose 2.5% të PBB-së” – thonë nga Ministria e Financave, e cila është edhe përpiluese e buxhetit.

Qeveria pretendon se bëhet fjalë për një “rebalanc të sinqertë”, në të cilin nuk ka shkurtime por vetëm shpërndarje të mjeteve. Opozita e kundërshton këtë duke thënë se bëhet fjalë për buxhet populist dhe parazgjedhor.

Rritje e shpenzimeve për subvencione dhe transferime për 16%…

Shkurtim i mjeteve në disa projekte kapitale, veçanërisht ato të financuara nga kreditë e huaja, rishikim i të hyrave të cilat shfrytëzuesit e buxhetit i realizojnë nga llogaritë e tyre, zvogëlim i shpenzimeve për kamatat, sigurimi i parave për Agjencinë e re të Sigurisë Kombëtare, fonde shtesë për sistemin gjyqësor – këto janë disa nga zërat në të cilat do të ketë ndryshim në buxhetin e ri të ribalancuar.

Analiza e strukturës së shpenzimeve buxhetore tregon se shpenzimet për rroga dhe kompensime rriten për shumë pak, edhe atë 0,1%, por një rritje më të theksuar prej 16.1% ka në zërin “subvencione dhe transferime”, transferimet sociale në krahasim me pozicionet aktuale u rritën për 1,1%, ndërsa zvogëlim në buxhetin e ribalancuar ka te pagesat e kamatës për 10.1%, te mallrat dhe shërbimet për 1.7% dhe te shpenzimet kapitale për 12.7%. Konkretisht, mjetet për shpenzime kapitale prej 420 milionë euro janë zvogëluar për 50 milionë euro dhe tani me buxhetin e ri të ribalancuar ato janë projektuar në 370 milionë euro.

Ku janë shkurtuar dhe ku janë rritur shpenzimet buxhetore?

Në buxhetin e ri të ribalancuar janë planifikuar zvogëlime të shpenzimeve në disa ministri, ndërsa rritje në disa të tjera.  Shkurtimet janë realizuar kryesisht përmes zërit për mallra dhe shërbime, por edhe me këtë ribalanc u shkurtuan shpenzimet kapitale – të cilat janë të rëndësishme për komponentën zhvillimore të arkës buxhetore.

Analizuar sipas shfrytëzuesve buxhetorë, me tepër para për shpenzime, në mes tjerave, do të kenë këto agjenci dhe institucione:

Sa i përket buxhetit aktual, disa nga ministritë mbeten me pozita të pandryshuara, ndërsa te disa të tjera do të ketë ndryshime. Kështu, zvogëlim të shpenzimeve buxhetore do të ketë te Ministria e Mbrojtjes, buxheti i së cilës do të jetë 135 milionë euro,

Përndryshe, me ribalancin e buxhetit më pak shpenzime janë paraparë për Kuvendin, me ç’rast buxheti i tij do të jetë 8.5 milionë euro, në vend të 9.7 milionëve të planifikuara paraprakisht.

Me parashikimet e reja, qeveria pret që rritja ekonomike deri në fund të këtij viti kalendarik të arrijë në 3.5%, ndërsa matjet më të reja statistikore treguan rritje të PBB-së prej 3.1% në tremujorin e dytë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button