Jahti i braktisur në Shqipëri, biznesmeni turk mund të jetë mbytur ose ekzekutuar

Jahti që u zbulua dje i braktisur 12 milje larg brigjeve shqiptare në zonën e Shëngjinit është tashmë një çështje që po hetohet nga policia lokale, Krimet e Rënda, por edhe Shërbimi Informativ Shtetëror, shkruan Shqiptarja.com.

Sepse, këtu nuk bëhet fjalë thjesht për mjetin e kapur, por më tepër për zhdukejn misterioze të biznesmenit turk Sevgin Yavuz në ujërat territoriale shqiptare. Dy ditë më parë një peshkarexhe, e cila kthehej në portin e Shëngjinit njoftoi se afro 11 milje nga Rodoni kish pikasur një jaht por pa persona në bord.

Report Tv ka mësuar nga hetuesit se për herë të fundit kjo anije është regjistruar në portin e Tivarit në Malin e Zi, aty ku Yavuz ka qëndruar për disa ditë dhe në datën 2 shtator është larguar prej aty. Dhe sinjali i fundit i përket 17.42 minuta në afërsi të Budvas ku dhe më pas komunikimi i tij me radar është fikur. Ai nuk ka pasur një itinerar Shqipërinë, por jahti i mbetur i fikur dhe pa drejtues është zhvendosur nga erërat drejt vendit tonë.

Dyshimet e para të hetuesve është se kemi të bëjmë me një ngjarje aksidentale por itinerari i përshkruar nga biznesmeni ka shtuar edhe pistën e një eleminimi nga grupe kriminale të përfshira në një trafik droge. Anija luksoze e regjistruar me flamurin turk me të dhënat ATIKA BEY dhe targë ZM 9896 do ti kthehet familjarëve të Yavuz, të cilët janë nisur tashmë drejt Shqipërisë.

Disa gjurmë të gjetura në brendësi të jaht-it si dhe disa dokumente mes tyre pasaporta e shtetasit turk do të analizohen për të kuptuar në qoftë se ai ka qenë i vetëm apo jo. Një tjetër detaj që ka bindur hetuesit për thellimin e këtij hetimi është fakti se anija s’ka asnjë defekt teknik dhe po ashtu ishte e mbushur me karburant për një udhëtim më të gjatë se drejt Shqipërisë. Ndërsa ndër udhëtimet e fundit të këtij jahti rezulton se janë disa porte italiane dhe porti Tivar në Mal të Zi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button