Këto janë vendet që kanë humbur licencat për hapjen e restoranteve Mc Donalds
Mc Donald rrjeti i restoranteve për ushqim të shpejtë vite më parë posedonte shtatë restorante në të gjithë vendin, shumica e tyre ishin në Shkup dhe njëri në Tetovë. Mirëpo në vitin 2013 ky rrjet u mbyll për shkak se menaxherët e këtij brendi të njohur botëror për ushqim të shpejtë e humbën licencën, njofton Alsat.
Arsyet për mbylljen e tyre nuk janë edhe sot të qarta mirëpo dihet që në mesin e vendeve që nuk lejohet hapja e këtyre restoranteve e që është i popullarizuar në mbarë botën bën pjesë edhe Maqedonia.
Në mesin e vendeve që nuk kanë arritur të ruajnë licencën për këtë lloj ushqimi bëjnë pjesë edhe vende të tjera si:
- Bermudet,
- Irani,
- Maqedonia e Veriut,
- Islanda,
- Korea e Veriut,
- Bolivia,
- Xhamajka,
- Mali i Zi,
- Barbadosi
Restoranti i parë Mc Donalds në MAqedoninë e Veriut ishte hapur pikërisht më 9 shtator të vitit 1997, dhe funksionoi deri në vitin 2013 plot 16 vjet.