Fondacioni “Dituria” dërgon studentë në Malejzi

Fondacioni i Shkencës dhe Kulturës “Dituria”, në bashkëpunim me Organizatën Joqeveritare “Yayasan Pahang”, dërgoi në Kuala Lumpur të Malejzisë 10 studentë nga Ballkani për studime në “International Islamic University” dhe atë në programin e studimeve deri diplomike, master dhe në studime doktorature.

“Fondacioni Dituria, arriti që pas një marrëveshjeje me Universitetin Islamik në Malejzi të dërgojë për studime falas 10 studentë nga Ballkani në tre kategori studimore. Me të arrirë në aeroport, u vërejt mikëpritja e ngrohtë që na u bë nga vendasit. Patëm takim edhe me rektorin e universitetit, i cili garantoi për kurrikula cilësore dhe profesionale në këtë institucion akademik” – tha ndër të tjera z. Mesut Idrizi, përfaqësues i delegacionit.

 Në programin e studimeve deri diplomike do të regjistrohen 5 studentë dhe atë: Fuat Shakiri (Gostivar), Coskun Diko (Gostivar), Omer Ajdini (Kumanovë), Jetmir Zendeli (Shkup), dhe Fatima Pasalic (Bosnjë dhe Hercegovinë). Në programin e studimeve të magjistraturës do të regjistrohen 2 studentë, Bujar Berisha (Kosovë) dhe Muhamet Abdullahu (Kosovë). Ndërsa në studime të doktoraturës do të regjistrohen 3 studentë, dy nga Maqedonia, Besime Ziberi (Gostivar) dhe Sherif Abdullahu (Tetovë), si dhe Donat Rexha nga Republika e Kosovës. / Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button