RDK themelon degën në Ohër

Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) vazhdon shtrirjen e aktiviteteve dhe strukturimit të sajë edhe në qytetet dhe komunat e banuara me shqiptar, ku deri më tani nuk ka pas strukturim. Në Ohër dje ky subjekt politik themeloi degën e vet duke zgjedhur edhe strukturat udhëheqëse.

Në krye të degës së kësaj partie në Ohër u zgjodh, Agron Reçi, jurist i diplomuar, i cili faleminderoi strukturat partiake për besimin e dhënë.

Në kuvendin themelues morën pjesë edhe përfaqësuesit e lartë të kësaj partie, kryetari Rufi Osmani, deputeti, Izet Zeqiri dhe anëtar të tjerë të kryesisë.

Kreu i RDK-së, Rufi Osmani deklaroi se shqiptarët vazhdojnë të diskriminohen kudo, përfshirë edhe këto komuna që janë djepi i kulturës dhe historisë shqiptare.

“Ohri dhe Manastiri kanë qënë djepi i kulturës shqiptare dikur. Sot, kur shënojmë 100 vjetorin e Pavarësisë, lirisht mund të konstatojmë se nuk janë përmbushur ëndrrat dhe amanetet e rilindasve tanë. Sot Ohri është bërë sinonim ku shqiptarët dhe jomaqedonasit diskriminohen, që vetvetiu kërkon një bashkërenditje dhe bashkëpunim të partive të vogla mes veti. Komunat tona, janë të kriminalizuara nga partia në pushtet. Jemi të margjinalizuar nga mediumet e kontrolluara nga pushteti, qoftë në nivel nacional e po ashtu edhe ato në gjuhën maqedonase”, deklaroi Osmani, duke shtuar se RDK është zëri i vetëm i opozitës që shpreh vazhdimisht diskriminimin që po përjetojnë shqiptarët.

Deputeti Izet Zeqiri ka sqaruar qëndrimin partiak lidhur me votimin kundër Qeverisë aktuale, gjatë interpelancës së fundit.

Lajme të ngjashme

Back to top button