Fetai: S’është me rëndësi a përndjek Fatimja apo Vilma, por të jepet përgjegjësi penale

Prokurorja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Fatime Fetai para Gjykatës Penale ka deklaruar se, për momentin nuk është me rëndësi se kush do t’i udhëheqë lëndët e PSP-së, ajo apo edhe shefja e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit dhe korrupsionit, Vilma Ruskovska, por se ata që kanë gabuar para Ligjit, të përgjigjen për pasojat, transmeton Portalb.mk.

“Për mua, nuk është me rëndësi a do të përndjek Fatime, Villma apo ndonjë person i tretë, por është me rëndësi, që ai që ka gabuar para Ligjit, të përballet me pasojat”, tha Fetai.

Ajo ka propozuar se për momentin nuk duhet të merren mediat me imtësira, por se të shikohet qëllimi kryesor, që sipas saj është të mos lejohen politikanët të shfrytëzojnë zbrazëtirat ligjore për të keqpërdorur fuqinë e tyre politike.

“Mendoj se për momentin nuk duhet të na interesojnë imtësira dhe ngjarje të momentit. Sërish, mendoj se, duhet ta shikojmë fotografinë më të madhe, fotografinë më të lartë. Ajo për momentin është që të gjejmë mënyrë që mos të lejojmë, respektivisht të parandalojmë, që ata që kanë gabuar para Ligjit, të mos përgjigjen. Në këtë drejtim mendoj se, çfarëdo që të jetë vendimi përfundimtar që do të sillet, për ardhmërinë e lëndëve tona, gjegjësisht, a do të jetë vendimi se, ne duhet t’i përfaqësojmë ato lëndë, apo ndonjë prokuror tjetër, sërish, ai vendim do të ishte më i mirë nga çfarëdo zgjidhje tjetër të cilin e përfaqësojnë politikanët për momentin. Ajo është shfrytëzim të disa zbrazëtirave ligjore, apo keqpërdorim të fuqisë së tyre, dhe të vijnë në një zgjidhje për ikje të tërësishme apo të pjesërishme të përgjegjësisë penale”, tha më tej Fetai.

Kjo deklaratë e Fetait vjen një ditë pasi që kryeprokurorja e PSP-së, Katica Janeva nga paraburgimi ka dërguar letër te PSP-ja dhe Prokuroria Themelore Publike (PTHP), që lëndët e PSP-së të kalojnë në PTHP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button