Fatime Fetai u tërhoq nga gara për kryetare të Prokurorisë së lartë në Shkup
Ish-prokurorja e PSP-së, Fatime Fetai, ka dërguar email se po tërhiqet nga gara për kryetar të Prokurorisë së Lartë të Shkupit, transmeton Portalb.mk.
Kryetari i Këshillit të Prokurorëve Publikë, Antonio Jolevski, ka konfirmuar për “Fokus” se kanë marrë email me njoftim për tërheqjen e kandidaturës për prokurore të lartë.
Megjithatë, ai theksoi se do të duhet të flasë me prokuroren për të konfirmuar besueshmërinë e informacionit, gjegjësisht për të vërtetuar me siguri se ajo e ka dërguar njoftimin.
Zgjedhjet për shefin e prokurorisë së lartë janë shtyrë për më 21 nëntor. Kreu aktual Mustafa Hajrullahi dhe prokurori i lartë Burim Rustemi mbeten në garë.