Maas: Çelja e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë në BE, sa më shpejt

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas kërkon që çelja e bisedimeve për anëtarësimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian duhet të bëhet sa më shpejt.

“Mendoj se BE ka interes në këtë rajon”, deklaroi ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas në Helsinki, në kuadër të bisedimeve me homologët e tij të BE-së, ku merrnin pjesë edhe kolegët nga Ballkani Perëndimor, transmeton Gazeta Express.

”Kjo është e rëndësishme për të parandaluar të tjerët, të cilët jo domosdoshmërisht bien dakord me vlerat tona, nga zgjerimi i influencës së tyre në rajon”, theksoi Maas në një referencë të hapur për Rusinë dhe Kinën.

Maas argumentoi sot se nuk ishte e nevojshme që përpjekjet e dy vendeve të vlerësoheshin veçmas, ashtu siç ishte sugjeruar.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button