Mbrëmë është therur me mjet të mprehtë një 18-vjeçar në Haraçinë
Mbrëmë në SPB Shkup është paraqitur se në rrugën “12” në fshatin Haraçinë të Shkupit, A.A. (18)P nga Haraçina është sulmuar me mjet të mprehtë nga J.N., dhe ka marrë lëndime në shpatullën e djathtë, informojnë nga MPB, njofton Portalb.mk.
Sipas paraqitjes, arsye për sulmin ka qenë një mosmarrëveshje paraprake.
A.A. ka marrë ndihmë në Spitalin e Qytetit “Shën Naumi i Ohrit”, ndërkaq ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB Shkup.
Po ndërmerren të gjitha masat për pastrimin e rastit.