Sijarto: Kolegët perëndimorë flasin për zgjerim, kurse sjellin vendim kundër
![Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Republikës së Hungarisë, Peter Sijarto](https://i0.wp.com/arkiv.portalb.mk/wp-content/uploads/2019/06/thumbs_b_c_5ba5cc5ad2f5870ffd3a1d8bf793bfcc-696x392.jpg?fit=696%2C392&ssl=1)
Ministri i Punëve të Jashtme i Hungarisë, Peter Sijarto ka deklaruar se është hipokrizi fakti se, koleget e tij perëndimorë flasin për zgjerim të Bashkimit Evropian (BE), ndërkaq sjellin vendime kundër, njofton Portalb.mk.
“Ne jemi për zgjerim të shpejtë të BE-së dhe përshpejtim të procedurave për nisjen e negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Përvoja ime tregon se kolegët perëndimorë vetëm flasin për zgjerim, kurse sjellin vendim kundër, kjo është hipokrizi”, tha Sijarto.
Këtë deklaratë Sijarto e ka thënë para nisjes së takimit të ministrave të Punëve të Jashtme të BE-së, që mbahet sot në Helsinki. Temë diskutimi i takimit është zgjerimi dhe data e nisjes së negociatave të BE-së me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.