Berisha: Shkupi, epiqendra e shqiptarëve

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha ka theksuar se Shkupi nuk duhet harruar dhe se ky qytet ishte epiqendra e shqiptarëve.

Këto komente kryeministri Berisha i bërë dje në mbledhjen e rregullt të Komitetit të Qeverisë për shënimin e 100 vjetorit të pavarësisë, ku u prezantuan disa nga aktivitet e pritshme në Kosovë e Maqedoni. 

“Nuk duhet harruar se deri para vitit 1912, Shkupi ishte epiqendra e shqiptarëve. Nuk duhet të harrojmë gjithashtu, se Kuvendi i Shkupit ishte i një rëndësie të jashtëzakonshme, për t’u shkëputur nga autonomia dhe për të kaluar në tezën e pavarësisë”, deklaroi kryeministri Berisha.

Kryeministri shqiptar ka nënvizuar nevojën për të bërë një rivlerësim të tërësishëm të sakrificës kombëtare.

“Liria kombëtar është një dhe e pandarë. Ajo nuk mund të ndahet. Ky duhet të jetë koncepti që do na udhëheqë në nderimin dhe në vlerësimin e sakrificës shqiptare për liri, në të gjitha trojet etnike shqiptare, në të cilat, fatmirësisht, shqiptarët aty ku janë, janë shumicë etnike, janë vazhdimësi gjeografike. E theksoj edhe një herë, shqiptarët nuk kanë asnjë varr në territore në huaja. Të huajt kanë me qindra e mijëra varre në territoret shqiptare, ndërsa shqiptarët nuk kanë në territore të tjera. Ndaj është shumë e domosdoshme që të bëhet një rivlerësim tërësor, unik i sakrificës kombëtare për liri e dinjitet. Kjo është thirrja e këtij 100 vjetori”, deklaroi kryeministri Sali Berisha./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button