SHBA, republikanët fitojnë dhe debatin e zv.presidentëve

Pas debatit të parë presidencial, ku u duk qartë diferenca mes Mit Romnit dhe Barak Obamës, republikanët kanë fituar sërish edhe në rang zv.presidentësh, por këtë herë me diferencë të ngushtë.

Pol Rajan ia doli të përballojë më së mirë Jo Bajden duke bërë që në fund sondazhet të ishin në favor të tij. Rajan tregojë aftësi në fushën e polikës së jashtme duke mbajtur ritmin e Bajden, që punon në këtë fushë prej 27 vitesh,

“Ishte një debat që Obama dhe Romni nuk e bënë javën e kaluar”, kështu e nis shkrimin Nju Jork Tajms. Edhe pse dy kandidatët për president nuk ishin të pranishëm, ata ishin vazhdimisht në qendër të debatit.

Bajden sulmoi Romnin sa i takon kundërshtimit të borxhit për industrinë e automjeteve dhe për deklaratën se 47 e amerikanëve përfitojnë nga qeveria duke u treguar më agresiv se Obama kurse Rajan ishte relativisht i qetë.

Ndërsa debati përgjithësisht u fokusua tek siguria kombëtare, ekonomia, taksat dhe sistemi shëndetësor. Ky do të jetë debati i vetëm mes dy zv.presidentëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button