Pack: Shqipëria merr statusin e kandidatit vitin e ardhshëm

Eurodeputetja Doris Pack, ka shuar dje entuziazmin e shqiptarëve për dhënien e statusit në dhjetor nga ana e Këshillit Evropian. Në një intervistë dhënë për “Deutsche Welle”-n, Pack theksoi se, shqiptarët duhet të presin përfundimin e zgjedhjeve të 2013- ës.

“Negociatat do të nisin në rast se vitin e ardhshëm zgjedhjet shkojnë mirë, kur të jetë vërtetuar se ka vullnet politik për të folur njëri me tjetrin, sepse ajo që ne konstatojmë në Shqipëri si negative dhe që na tremb, është sjellja njëri me tjetrin, edhe në parlament dhe jashtë tij. Në qoftë se mbërrijmë te dhënia e statusit kandidat, nëse Shqipëria i përmbush kushtet që sapo përmenda, atëherë do të ketë zgjedhje vitin e ardhshëm dhe pastaj do të shohim sesi ka ndryshuar klima politike”,- tha eurodeputetja Pack./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button