ITSHKSH organizon konferencën “Veprimtaria e Hasan Prishtinës”

Duke filluar prej sot, më 12 tetor (e premte), me fillim në orën 14:00 dhe deri më 14 tetor (e diel), Instituti për trashëgimi shpirtërore dhe kulturore të shqiptarëve-Shkup, në bashkëpunim me Komunën e Çairit organizon konferencën shkencore me rastin e manifestimit të “Veprimtarisë së Hasan Prishtinës” e cila do të mbahet në hotelin Alexandar Palace.

Akademia solemne do të fillojë sot në orën 14.00 me intonimin e Himnit kombëtar nga ana e korit të USHT-së dhe ndër tjerësh, do të mbajë fjalim edhe Princi Leka II.

Konferenca do të vazhdojë të shtunën (13 tetor) në hapësirat e Komunës Çair, ku do të promovohen disa libra dhe do të prezantohen dokumente dhe fakte të reja në lidhje me veprimtarinë e Hasan Prishtinës, ndërsa të dielen (14 tetor) do të bëhet inaugurimi i shtatores së Hasan Prishtinës./Portalb  

Lajme të ngjashme

Back to top button