Reklama e Dua Lipas ishte fantastike, por shihni videon si rrëzohet këngëtarja në prapaskenë

Dua Lipa është imazhi zyrtar i parfumit “Libre” të Yves Saint Laurent dhe reklama që u prezantua dje ishte një mrekulli. Shqiponja ishte një element shumë i rëndësishëm i videos dhe me të drejtë të gjithë menduan se që lidhej me simbolin e origjinës shqipatre, transmeton Revista Class. Ashtu si emri i parfumit “Libre”, edhe shqiponja dhe spoti i mëshoshin lirisë dhe pavarësisë, që kanë qenë gjithmonë pjesë e pandarë e Yves Saint Laurent.

Në një pjesë të spotit, ajo shfaqej në një det me dallgë dhe skena ishte një mrekulli, por për Duan nuk paska qenë aq e thjeshtë të xhironte atë skenë. Sot ajo ka ndarë në Instagram një pjesë të prapaskenave, ku rrëzohet në det.

“Nëse dëshironit të shihnit si shkuan xhirimet, ja ku e keni”, ka shkruar ajo.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button