Reagoi ASH: Të hetohen edhe rastet ku janë të përfshirë zyrtarët e BDI-së

Pas arrestimit të prokurores Katica Janeva, ka reaguar partia opozitare Aleanca për Shqiptarët (ASH) përmes një komunikate, transmeton Portalb.mk.

“Përshëndesim vendimin e prokurorisë për të zbardhur dhe hetuar në tërësi rastin “Zhvatja” duke i dërguar në bankën e të akuzuarve të gjithë përgjegjësit e këtij skandali përfshirë edhe Prokuroren Katica Janeva”, thuhet në deklaratën e ASH-së.

ASH përkujtoi institucionet e drejtësisë që të hetojnë edhe rastet tjera ku janë të përfshirë edhe zyrtarët e BDI-së.

“Bëjmë thirrje institucioneve kompetente të drejtësisë që ti hetojë të gjitha lëndët tjera të hapura nga Institucionet e drejtësisë  ku bëjnë pjesë edhe zyrtarët e BDI, duke filluar nga rasti i Magjar Telekomit, Pacientit, Titanik 3 dhe ai i aferës në Fondin Pensional Invalidor dhe shumë raste tjera”, deklarojnë nga ASH.

Që të arrihet drejtësia e plotë, nuk duhet të jetë selektive, pra të jetë  e njëjtë për gjithë pushtetin, thuhet ndër të tjera në komunikatën e ASH-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button