Ashensori i Urës në Bit Pazar, ende jashtë përdorimit!

Edhe për kundër paralajmërimeve të shumta, afatet u shkelën dhe mbikalimi në Bit Pazar, vazhdon të funksionoj pjesërisht.

Ashensori i cili gjendet në të dyja anët e urës, është parashikuar tu shërbejë personave me aftësi të kufizuara, ndërsa nuk është lëshuar asnjëherë në përdorim

Rami Qerimi, i sektorit urbanistik në Komunën e Cairit, tha se për ashensorin nuk është përgjegjës Komuna.

‘Ashensori, është nën ingerenca të investitorit, ai duhet ta lëshojë në përdorim, pyeteni atë, ai e ka për obligim funksionimin e ashensorit’ tha Qerimi.
Në muajin shkurt të këtij viti në Komunë na patën thënë se ashensori do të jetë funksional në muajin prill.

‘Nuk është asnjë pengesë për ashensorin, gjithçka është në rregull dhe së shpejti ashensori do të jetë në funksion, ndërsa ura maksimalisht përdoret deri tani. Kah fundi janë bisedimet për zgjedhjen e firmës që do të kujdeset për ashensorin, ky problem definitivisht do të marr fund në pranverë’ kumtojnë nga Komuna.

Projekti në fjalë ka kushtuan 12 milion denarë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button