Busquets suspendohet për dy ndeshje

Trajneri i Barcelonës, Tito Vilanova, do të duhet t’ia dalë pa shërbimet e Sergio Busquets në ndeshjet e ardhshme të Ligës së Kampionëve kundër Celtic.

UEFA ka vendosur ta suspendojë mesfushorin për dy ndeshje pas përjashtimit të tij me karton të kuq në ndeshjen ndaj Benficas javën e kaluar.
Spanjolli u ndëshkua drejtpërdrejt me karton të kuq nga gjyqtari turk Cuneyt Cakir pasi supozohet se kishte goditur një kundërshtar në fitoren 2-0 të Barcës.

Trupi Kontrollues dhe Disiplinor i UEFA-së tash ka shikuar rastin dhe ka marrë vendimin ta suspendojë atë për dy ndeshjet e radhës, të dyja kundër Celtic./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button