Policia i ka zbuluar 180 rrënjë kanabisi në Bllacë të Shkupit

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme në afërsi të fshatit Bllacë janë gjetur rreth 180 rrënjë të kanabisit.

“Më 19.08.2019, policët nga Njësiti për trafikime të jashtëligjshme në bashkëpunim me policët e SPB-Shkup dhe policisë kufitare në Bllacë, afër vendit të quajtur “Vrazhji Vir” kanë gjetur 180 rrënjë të kanabisit, si dhe pajisje për kultivim. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, njoftojnë nga MPB.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button