Me 280 km/h mbi biçikletë, britaniku ka thyer rekordin botëror

Neil Campbell ka thyer rekordin botëror të shpejtësisë mbi biçikletë. Me një biçikletë të modifikuar dhe të lidhur pas një Prorche, ai arriti të kapte shpejtësinë 280 km/h.

Rekordi i mëparshëm ishte vendosur në vitin 1995 me shpejtësinë që kishte arritur në atë kohë deri në 269 km/h. Biçikleta e Campbell është ndërtuar me fibra kraboni dhe ka kushtuar 18 mijë dollarë. Me profesion arkitekt, 45-vjeçari la punën e tij për t’iu përkushtuar tërësisht thyerjes së këtij rekordi, shkruan Rtsh.

Pas kësaj, ai u shpreh i lumtur dhe tha se gjatë asaj shpejtësie duket sikur do përplasesh. Campbell, nga Little Horkesley, tha se ai ishte i emocionuar dhe i lehtësuar pasi arriti shpejtësinë më të madhe me biçiklete për një mashkull. “Ekipi funksionoi jashtëzakonisht mirë”- shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button