Në garë kush hante më shumë buburreca, vdes 32 vjeçari

Sfidoi konkurrentët e tjerë duke ngrënë buburreca të gjallë dhe vdiq vetëm pak çaste pas garës. 

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Florida në një dyqan zvarranikësh dhe insektesh në Deerfield Beach, ku 32 vjeçari Edward Archbold, pasi mori pjesë në një sfidë me 30 persona të tjerë se kush hante më shumë buburreca dhe krimba të gjallë gjeti vdekjen.

Nga ana e policisë po pritet analiza e autopsisë për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

Theksojmë se asnjë nga konkurrentët e tjerë nuk ka pasur probleme pas garës. Archbold synonte të fitonte çmimin e vendosur nga pronari i dyqanit, që kush hante më shumë insekte do fitonte një gjarpër piton./Portalb

  

Lajme të ngjashme

Back to top button