Si të dukem më e gjatë përmes garderobës!

A keni pasur raste kur keni shikuar veten në pasqyrë dhe keni pas deshirë që të dukeni pak më e gjatë se sa që jeni? 

Apo ndoshta keni deshirë të dukeni e gjatë përmes garderobës suaj, dhe mos tu bini në sy eshkujve si një femër e shkurtë?

Ju tani me 10 këshillat tona mund të dukeni të gjata, seksi dhe të shfaqni konfidencën tuaj të fshehur brenda jush, të shkelqeni me gjatësi, pa ndonjë problem dhe atë vetëm përmes garderobës.

1-Shmangjuni pantollonave Capri, ose pantollonave të shkurtë. Me siguri gjithmonë keni pëlqyer pantollonat Capri ose te shkurtë, por është koha që tu thuani jo këtyre pantollonave sepse ju do të dukeni shumë e shkurtër vizuelisht, edhe më e shkurtër se që jeni në realitet. Nëse jeni adhuruese e pantollonave të shkurter dhe nuk mund t’ju shmangeni atyre asesi, atëherë mund të visheni në pantollona Bermude, të cilët zakonisht janë më të ngushtë, përfundojnë përmbi gjunjë ose menjëherë nën gjunjë, gjë që bën të dukeni më të gjatë. Mbajeni në mend që kjo rregull është po ashtu edhe për fund, sa më i gjatë të jetë fundi, ju do të dukeni më të shkurtëra, sa më afër gjunjëve ju do të dukeni më të gjata duke lënë hapsirë për këmbët.

2-Vishuni më ngushtë
Ndoshta idea që të visheni më ngushtë do të tingellojë si një ide jo praktike, por gjithmonë do t’ju ndihmojë që të dukeni më të gjata. Duke i theksuar vijat e trupit tuaj me veshje më të ngushta ju do të bëni që trupi juaj të duket më i gjatë. Veshje BAGGY ose (të gjëra) do të bëjnë që vijat e trupit tuaj të humbasin dhe do të dukeni të plota, gjë që do tu bëjë të dukeni edhe më të shkurta sesa që jeni në të vërtetë.
I vetmi rast kur ju mundeni të veshni BAGGY (veshje të gjërë) është këmisha dhe xhinset, kur këmisha është BAGGY dhe e futur brenda xhinseve të ngushta do ti bëjë këmbët tuaja të duken të gjata, gjë që ju do të dukeni më e gjatë.

3- Mos mbathni kepucë të rrafshta 
Te gjithë e dimë që kohën e fundit, këpucët e rrafshta dhe baletankat janë konsideruar si këpucë në trend, por nëse ju do të vishni baletanka ose këpucë tërrafshta atëherë ju do të dukeni shumë e shkurtë. Ky rast veqohet vetëm te femrat e shkurta sepse femren e gjatë kepuca e rrafshët e benë të duket edhe më e gjatë. Këpucët ideale per ju do të jenë gjysëm taket, ose take standarde por  jo shumë të gjata sepse kështu do të bini në sy si një femër që e ka tepruar duke u munduar të stërzgjatet, gjë që do tu bënë të dukeni qesharake.

4 -Xhinset e ngushta
Shpesh herë është thënë që farmerkat e ngushta ju bëjnë të dukeni edhe me të shkurta sesa që jeni. Kjo është e vërtetë vetëm në raste shumë të rralla. Kurse në të shumtën e rasteve farmerkat e ngushta do të ju bëjnë të dukeni më të gjata. Ja se si: xhinset me ngjyrë të mbyllur dhe të ngushta bëjnë këmbët tuaja të duken më të gjata sepse xhinset kanë një strukturë të qepjes që mundësojnë këmbët të duken më të gjata dhe më të holla, sidomos xhinset me ngjyra të errëta. Pa marrë parasysh se a ju pëlqen kjo ide apo jo, ja vlenë që të provoni 2-3 pale xhinse me ngjyra të errëta dhe të shikoheni në pasqyrë. Do të quditeni me rezultatet.

5 -Këmisha të  gjata
Kemisha e gjatë do tju ndihmojë që pjesa e epërme e trupit tuaj të duket më e gjatë duke bërë të mundur që trupi juaj te duket 4 cm me i gjatë se që është në realitet. Mbajeni në mend që këmishat e ngushta janë të preferuara dhe gjithmonë janë ndihmëse për dukjen tuaj më të gjatë. Tani në trend janë edhe maicat e ngushta të gjata normale të printuara po ashtu edhe kimon te cilat mund te gjinden kudo dhe ndihmojnë për gjatësi.

6 -ngjyrat e errëta
Preferoni ngjyra te errëta në veshje. Ngjyrat e errëta zvoglojnë kilogram në trupin tuaj, gjë që ju bënë të dukeni më e gjatë. E zeza, e kaltërta e mbyllur (Navy), ngjyrë kafe qokolade, e kuqe e mbyllur (Maroon), poashtu edhe e gjelbër e mbyllur, janë  ngjyra që ndihmojnë në dukje më të gjatë.

7 -Shtresa të teshave
Nëse bëet ashtu siq duhet, atëherë shtresimi i veshjeve ka një efikasitet dramatik në dukjen tuaj gjë që ndihmon shumë në dukje më të gjatë. Këmisha e ngushtë me gjemper me grykë në formë të shkronjës V, bënë që ju të dukeni më të gjata, por gjemperi duhet të jetë me ngjyrë të mbyllur pasi që do të bie në sy më së shumti. Keni kujdes me veshje e cila bjen në sy duhet të ketë ngjyra të errëta.

8 -Stili i flokëve
Ndoshta keni menduar se flokët nuk kanë rëndësi por flokët janë një ndër dhjetë gjërat kryesore që luan rol shumë të rëndësishëm në dukjen tuaj. Flokët e gjata të bëjnë të dukesh më e shkurter sepse bien në sy dhe mbulojnë disa pjesë të trupit të cilat janë esenciale që ju të dukeni më e gjatë. Flokët e shkurta lirojnë qafën dhe krahërorin gjë e cila ndihmon në dukje më të gjatë të trupit. Flokët e lidhura mbrapa ose mesatarisht të shkurta bëjnë që ju të dukeni më e gjatë.

9- Vijat
Vijat vertikale preferohen në këmisha ose maica. Por nëdisa raste vijat horizontale kanë berë mrekullina për disa prej femrave më të shkurta. Varësisht nga pesha dhe trashësia e vijave, provoni disa lloje të vijave dhe vendosni cila i pershtatet më së shumti trupit tuaj, pastaj bazohuni në atë stil të vijave për herat tjera. Vijat të cilat janë po thuajse të tejdushme krijojnë mrekulli dhe preferohen më së shumti sepse kryejnë efektin pa rënë fare në sy.

10- Ngjyrat e ndezura
Secila femër ka një pjesë të trupit të saj me të cilën mburret. P.sh. nëse keni këmbë të gjata dhe të holla por trup të shkurtë, në kete rast veshni pantollona me ngjyrë të ndezur dhe këmishë me ngjyrë të errët në mënyrë që këmbët tuaja të bien në sy, që do të bëjnë trupin tuaj të duket shumë më i gjatë. Nëse keni barkun dhe belin e hollë dhe ju pelqen ajo pjesë e trupit tuaj, në këtë rast përqëndruhuni te ajo pjesë dhe theksojeni ate pjesë me ngjyrë të ndezur në mënyrë që të bie në sy.

Këto janë vetëm 10 këshilla se si të dukeni më të gjata, ka shumë këshilla edhe për fustana të gjatë. Por të kujtojmë se të jesh e shkurtë nuk është keq, është me rëndësi të keni shëndet të mirë dhe të ndiheni e gjate përmes konfidencës personale./Portal

Lajme të ngjashme

Back to top button