Si ta kuptosh se ai nuk është i interesuar për ty!

Kur jeni shumë e dashuruar te dikush, është vështirë ti vëreni shenjat që ai nuk është  i interesuar për ju aq shumë. 

Që të mos befasoheni kur një ditë ai do ti jepë fund lidhjes, ja disa këshilla të clat do të ju ndihmojnë të vëreni që ai nuk është i interesuar për lidhjen tuaj.

I harron datat e rëndësishme: Ka kaluar gjashtë mujori juaj, një vjertori i lidhjes dhe ditlindja juaj, dhe ai ka harruar që duhet të bëjë diqka speciale apo ndoshta nuk është kujtuar fare në datat e rëndësishme.  Nuk mundeni ta arsyetoni atë si ” Ne të gjithë harrojmë”. Nëse ndodh një herë është gabim, dy herë- arsye për tu grindur, por nëse kjo ndodh vazhdimisht, është koha të mendoni se sa e rëndësishme jeni ju në jetën e tij.

Takoheni vetëm te ai në shtëpi: Jeni bashkë më shumë se 6 muaj dhe asnjëherë nuk keni dalë bashkë në ndonjë kafiteri apo restaurant, edhe përveq asaj asnjëherë nuk i keni njoftuar shokët e tij që do të thotë se lidhja juaj është larg syve të tjerë. Kjo sigurisht do të thotë që partneri juaj dëshiron ta mbajë me ju lidhjen e fshehtë. Në këtë rast duhet ta keni të qartë se ai nuk planifikon diqka serioze dhe afatgjatë me ju.

Shoqëroheni vetëm me shoqërin e tij: Planet për dalje gjithmonë i bën ai dhe çdo herë përfundoni me shoqërinë e tij. Ndërsa ju sado qe të mundoheni prap nuk mund të ndiheni mirë sikurse kur jeni me shoqërinë tuaj. Nëse nuk është i interesuar për shoqërinë tuaj dhe për familjen tuaj kjo do të thotë që për të nuk keni ndonjë vlerë të posaçme në jetë.

Ju thërret në moment të fundit: Nëse shpesh ju ndodh që t’iu lajmërohet 5 minuta para se të dilni, të anulojë takimin me ju dhe pastaj të del me shokët e tij, athëherë lehtë është të vëreni që ju nuk jeni në plan të parë në jetën e tij. Nëse shpesh vonohet, edhepse e din që jeni marrë vesh të shkoni në kino apo keni rezervuar të takoheni në një kohë të caktuar, kjo gjithashtu do të thotë që ai nuk është i interesuar për kohën që do ta kaloni bashkë.

Nuk ju lajmërohet për t’iu pyetur se si jeni edhe pse e din që keni qenë te mjeku: Pastaj kur ju e kërkoni ai arsyetohet që ka qenë shumë i zënë apo ska pas qasje në rrjet. Nëse nuk kujdeset për shëndetin tuaj do të thotë që nuk mendon për lidhjen tuaj afatëgjatë.

Në 95% të rasteve ju lajmëroheni e para: Nëse 2-3 javët e fundt ai ju ka marrë në telefon 3-4 herë ndërsa ju e merrni ate disa herë në ditë, atëherë lidhja juaj ska balanc. Ai me siguri dëshiron që ju të kontriboni më shumë ndërsa ai të qëndroj anash. Vendimi: Nuk është aspak i interesuar për juve.

Një vepër ka vlerë më shumë se mijëra fjalë. Nëse partneri juaj është i fortë vetëm me fjalë dhe ai harron që duhet ti zbatojë ato, është koha kur duhet të filloni të dyshoni në dashurinë e tij ndaj jush./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button