Zija Asani zë në thua me 800 gramë heroin

Zija Asani, pesëdhjetë e shtatë vjeçari nga Haraçina, të cilin policia me vite të tëra e dyshon si njërin nga dilerët kryesor të kokainës dhe heroinës në Maqedoni është arrestuar sot në mëngjes në shtëpinë e tij, në fshatin Haraçinë të Shkupit.

Në shtëpinë, Asani është arrestuar së bashku me katëdhjetë e një vjeçaren B.V, e cila ka qenë e dashura e tij. Policia në aksionin konfiskoi edhe 800 gramë heroin, katër automjete luksoze, 30 mijë euro para me prejardhje të panjohur, dhe municion për revole.

Asani sot pasdite do të del para gjykatësit hetues në Gjykatën Penale në Shkup, theksuan nga MPB. Policia një kohë të gjatë ka gjurmuar pas tij, paraprakisht në dy aksione të ndara, u konfiskuan kokain dhe heroin, që sipas informatave të MPB-së, i ka shpërndarë Asani në territorin e mbarë shtetit.

Ai drejtpërdrejt është i involvuar në cilësinë e dilerit, gjegjësisht në njërin rast janë konfiskuar 9.6 kg kokain, ndërsa në tjetrin 65.8 kg heroin për çka nga ana e SPB Kumanovë është ngritur kallëzim penal kundër një personi dhe nga ana e policisë në Radovish kundër tre personave, deklaroi Ivo kotevski, zëdhënës i MPB-së. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button