PDSH: Jeni bërë gazi i botës, qoftë në politikë të brendshme, qoftë në politikë të jashtme!

Me të lexuar telegram urimin që Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ia dërgoi Kryeministrit të Republikës së Turqisë Rexhep Taip Erdogan kuptuam përpjekjet që sadopak të kompensohet në opinion atë që nuk e meritoi politikisht, të jetë atje në mesin e liderëve. Që telegrami ka motiv manipulues e vërejti i gjithë opinioni. Qenkeni në gjendje vërtetë të rëndë dhe nuk u lë përshtypje teksti se çka shkruani dhe çka uroni.

Edhe njëherë po na vërtetoni dhuntinë e juaj për të manipuluar, saqë këtë e shprehni edhe në telegrame urimi. Siç duket praktika për të ndryshuar të vërtetën apo për të “fasaduar” ngjarjet nuk ju lë rahat edhe në një urim të “sinqertë”. Ju po i uroni mandatin e dytë Kryeministrit Erdogan në krye të partisë apo?! Në ndërkohë po ju pyesim se në të vërtetë a është mandati i dytë i tij apo cili është? Apo edhe kjo është çështje ekspertësh, ashtu si përgjigjeni zakonisht kur gazetarët ju kapin në gënjeshtër? Jeni bërë gazi i botës, qoftë në politikë të brendshme, qoftë në politikë të jashtme… 

Fusha e vetme ku mund të ju llogarisim ekspert është ajo e halucionacioneve dhe e inskenimit të takimeve, sidomos me Presidentë. Nuk ka se si mos i përkujtojmë me buzë në gaz “takimet” e Juaja me Presidentin Bamir Topi në prag të fushatës zgjedhore të vitit 2011, apo me Presidenten Atifete Jahjaga në po të njëjtën periudhë, veprim i cili që sikletosi kabinetet e të dy institucioneve President të ju përgënjeshtrojnë publikisht.

Me këtë telegram urimi ju vërtet ia arritët të tregoni “afërsi” me Kryeministrin, fatkeqsisht u kapët në halucinim. Paskeni bërë gaff që ndoshta edhe Kongresin e ardhshëm do të duhet të uroni nëpërmjet telegramit. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button