KE: Problemi me emrin të zgjidhet në fazën e parë të negociatave

Komisioni Evropian do të rekomandojë fillimin e negociatave me Maqedoninë, ndërsa problemi me emrin të zgjidhet në fazën e parë të negociatave.

Komisioni Evropian në raportin për përparimin e Maqedonisë drejt integrimeve euroatlantike, që do të shpallet nesër, rekomandon fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, bën të ditur Radio Evropa e Lirë.

Sipas burimeve diplomatike nga Brukseli, Komisioni konsideron se negociatat duhet të fillojnë, ndërsa problemi me emrin me Greqinë të zgjidhet në fazën e hershme të negociatave aderuese, që do të ishte njëfarë kushti për rrjedhjen e mëtejshme të negociatave.

Diplomatët evropianë konsiderojnë se me detyrimin që çështja e emrit të zgjidhet në fazën e hershme të negociatave, është e qartë se kjo çështje është thelbësore, gjegjësisht Komisioni vlerëson se kontesti i emrit duhet zgjidhur pa anulime.

Fillimi i negociatave me Maqedoninë është i domosdoshëm për konsolidimin e reformave në vend, theksohet në raportin e Komisionit, mëson Radio Evropa e Lirë nga burime diplomatike në Bruksel. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button