Reagojnë artistët e pavarur shqiptarë!

Pas publikimit të lajmit në Portalb se Ministria e Kulturës nuk parasheh mjete për artistët e pavarur shqiptar, me aludimin se nuk ka shqiptarë të këtillë, i menjëhershëm ka qenë reagimi i artistëve shqiptarë.

 Ata ndjehen të diskriminuar sepse nuk i ka njoftuar askush.

Severxhane Laçi, këngëtare e muzikës popullore nga Shkupi, është një nga artistët shqiptarë e cila vepron në mënyrë të pavarur dhe që nuk ka qenë e informuar as me konkursin e as me mënyrën se si duhet të regjistrohet një artist si i pavarur.

 “Unë nuk jam e punësuar në asnjë institucion, veproj si këngëtare e muzikës popullore sa vite. Nuk jam e regjistruar si artiste e pavarur sepse nuk kam qenë e njoftuar me procedurat e as me faktin se mund të ndodh kjo. Sa për Konkursin në fjalë jo unë por as edhe këngëtarët tjerë nuk besoj se kanë qenë të informuar. Nëse duhet këtë do ta bëj në të ardhmen do të regjistrohem” tha Laçi./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button