U vendos, Tomorr Morina nuk do të ekstradohet në Serbi

Gjykata Supreme e Maqedonisë se Veriut ka vërtetuar vendimin e Këshillit Penal për krim të organizuar dhe korrupsion pranë Gjykatës Penale Shkup se nuk janë përmbushur kushtet për ekstradimin e ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomorr Morina, në Serbi.

“Në përputhje me përcaktimet e Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtare në materien penale dhe Konventës Evropiane për ekstradim…Këshilli Penal ka gjetur se nuk janë plotësuar kushtet ligjore për ekstradimin e personit T.M”, thuhet në komunikatën e Gjykatës Supreme, transmeton REL.

Vendimi i Gjykatës Supreme duhet t’i dërgohet Ministrisë së Drejtësisë e cila edhe përgatit vendimin final për refuzimin e kërkesës së palës serbe për ekstradimin e ish pjesëtarit të UÇK-së.

Tomorr Morina ishte arrestuar nga policia maqedonase më 24 korrik, në bazë të një fletarresti të Interpolit, të lëshuar me kërkesë të Serbisë.

Morina dyshohet nga ana e autoriteteve të Serbisë se para 20 vjetëve, si pjesëtar i UÇK-së, ka bërë krime kundër popullatës civile në Kosovë.

Arrestimi i tij ka shkaktuar reagime të shumta nga autoritetet në Kosovë dhe partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut, të cilat kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të Morinës.

LEXO: Gjykata Penale vendosi të mos e ekstradojë Tomor Morinën, por nuk e liroi nga paraburgimi
LEXO: Ambasadori Dedaj e ka vizituar Morinën në Burg: Ishte shumë mirë, i qetë dhe ndihej i pafajshëm
LEXO: Ministria serbe e drejtësisë do të parashtrojë ekstradim për Morinën
LEXO: Në Maqedoninë e Veriut është arrestuar një ish pjesëtar i UÇK-së

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button