Vala e të nxehtit nuk e paska të gjatë, ja kur pritet të fillojnë shirat

I nxehti afrikan ka prekur prej disa ditësh Shqipërinë, ku temperaturat kanë shënuar vlerat më të larta të kësaj vere, 41.6 gradë celcius.

Fundjava që lamë pas dhe dita e sotme kanë qenë ditët më të nxehta të vitit, por fatmirësisht vala e të nxehtit do të largohet shumë shpejt. Sipas metereologes Adiola Bani, dita e mërkurë do të shënojë rënie të temperaturave dhe pritet të ketë reshje shiu.

“Tri valë të nxehti kemi pasur gjatë kësaj vere dhe kjo është e fundit. Parashikohet të marrë fund ditën e mërkurë, kur pritet të ketë vranësira dhe shira në territorin shqiptar, sidomos gjatë pjesës së dytë të së mërkurës duke sjellë edhe rënie të temperaturave me të paktën 4 gradë celcius. Kjo do të bëjë që gjatë 15-ditëshit të dytë të gushtit vlerat termike të luhaten në 33 gradë afër vlerave normale klimaterike të muajit që ne ndodhemi”, -është shprehur për Top Channel, Adiola Bani.

Kjo nuk është vera më e nxehtë për Shqipërinë, ku është shënuar vlera 43 gradë në vitin 2015, por është më e nxehta për shumë vende të Evropës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button