ANALIZË: Çmimet dhe standardi: Në korrik për shpenzimet themelore jetësore nevojiteshin 531 euro!

Në korrik, një familje kishte nevojë për 531 euro për t’i përmbushur nevojat themelore të jetesës – shumë kjo ku janë përfshirë shpenzimet për ushqim, për llogaritë, për transport dhe për shëndetësi. Të dhënat e reja për shportën minimale sindikale që i publikon Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë tregojnë rritje minimale të shpenzimeve krahasuar me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, shkruan analiza javore ekonomike e Portalbit. Në korrik të këtij viti, në krahasim me korrikun e vitit 2017, sipas statistikave shtetërore, shpenzimet e jetesës u rritën për 0.8%. 

Rroga mesatare neto në nivel shtetëror, sipas statistikave zyrtare, është në rritje, por ende e pamjaftueshme për t’i përmbushur nevojat themelore të jetesës.

Shpenzimet për ushqim dhe për llogari e zvogëlojnë buxhetin familjar…

Shpenzimet për ushqim, pije, transport, shëndetësisë, banim, llogaritë për shërbimet komunale janë rritur vitet e fundit, por që nga fillimi i vitit nuk ka pasur rritje. Gjithsej 32.710 denarë (531.8 euro) janë nevojitur për t’i shlyer detyrimet dhe nevojat themelore të jetesës në korrik.

Edhe më tej, shumica e buxhetit të familjes  shpenzohet për ushqim dhe pagesë të llogarive, të cilat së bashku përbëjnë 73,45% të shportës konsumatore. Ja sa para dhe për çka harxhohen në muaj sipas matjes metodologjike të LSM-së:

Shpenzimet për ushqim dhe për llogari e zvogëlojnë buxhetin familjar...
Shpenzimet për ushqim dhe për llogari

Kjo tregon se nga shpenzimet e përgjithshme, 23.983 denarë ose 390 euro harxhohen vetëm për ushqim dhe pagesën e llogarive.

Rrogë mesatare prej 410 eurosh – statistikat shënojnë rritje…

Edhe pse statistikat zyrtare të shtetit kanë regjistruar rritje të rrogës mesatare në vend gjatë muajve të kaluar, megjithatë kjo shumë edhe më tej është e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet themelore të jetesës në bazë mujore. Sipas informacioneve të fundit, rroga mesatare neto në vend ishte 25.270 denarë ose 411 euro, që do të thotë se në një familje me vetëm një të punësuar që e fiton rrogën mesatare mujore kombëtare, do të mungojnë edhe 120 euro, njofton Portalb.mk.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave në muajin maj në krahasim me prillin e këtij viti, rroga neto reale është rritur për 1.5%, ndërsa në maj të këtij viti në krahasim me muajin e njëjtë të vitit 2018, te rroga mesatare neto reale është regjistruar rritje prej 1.7%.

Lartësia e rrogave sipas veprimtarive (maj 2019):

Lartësia e rrogave sipas veprimtarive (maj 2019)
Lartësia e rrogave sipas veprimtarive (maj 2019)

Rroga më të ulëta se 20.000 denarë paguhen në sektorët vijues:  bujqësi, pylltari, veprimtaritë shërbyese të ushqimit, objektet e akomodimit, veprimtaritë administrative dhe ndihmëse.

Çmimet – inflacioni…

Rritja e rrogës mesatare në paketë me rritjen e shpenzimeve të jetesës – sipas statistikave, në korrik, krahasuar me qershorin, shpenzimet janë rritur për 0.2%, ndërsa te çmimet e shitjes me pakicë është regjistruar rritje prej 1.1%, njofton Portalb.mk.

Rritje e konsiderueshme e shpenzimeve prej 25.4% është regjistruar në transportin ajror.

“Rritje e indeksit të shpenzimeve të jetesës në korrik të vitit 2019, në krahasim me muajin e kaluar, është regjistruar te pemët për 4.8%, vaji dhe yndyrërat për 2.1%, bukë dhe drithërat për 1.7%, produkte e tjera të qumështit për 0.6%, te mishi, peshku, sheqeri, çokollata, si dhe te ëmbëlsirat dhe produktet e tjerë ushqimore për 0.2%. Në korrik të vitit 2019, rritje e indekseve të jetesës është regjistruar edhe te transporti ajror i udhëtarëve për 25.4%, pajisjet informatike për 7.8%, pakot turistike të udhëtimit për 4.7%, shërbimet e akomodimit për 2.0%, automobilat për 1.5%, biçikletat për 1.3%, produktet e tjera mjekësore për 0.7%, ilaçet për 0.5%, pajisje e vogla elektrike shtëpiake për 0.4%, lëndë djegëse të ngurta për familjet për 0.3%”- thonë nga Enti Statistikor.

Në fund të gjysmëvjetorit të parë ekonomik inflacioni mbeti në nivelin prej 1.2%, ndërsa sipas parashikimeve këtë vit përqindja e inflacionit do të jetë 1.6%, ndërsa në dy vitet e ardhshme pritet një rritje e moderuar e inflacionit mesatar prej 1.8%.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button