Stefanova nesër do të dëshmojë për “Reket” PP nuk zbulon nëse dhe kur do të thirret Janeva

Prokurorja e PSP-së Lile Stefanovska  e cila e  udhëheq lëndën “Perandoria” është thirrur nesër në Prokurorinë Publike që të japë dëshmi  për rastin “Reket” konfirmoi për MIA-n prokurori shtetëror publik Lubomir Joveski.

Ai nuk bën të ditur nëse dhe kur do të thirret edhe prokurorja speciale publike Katica Janeva, njofton MIA,transmeton Portalb.mk

“Prokuroria për shkak të besueshmërisë dhe kryerjes së suksesshme të hetimit nuk njofton më parë se cilat veprime dhe kur do të ndërmerren ato”, tha Joveski. Ai konfirmon se të gjithë të personat e përfshirë do të merren në pyetje pa bërë përjashtime.

Janeva dhe Stefanova ishin përmendur edhe në bisedat e incizuara dhe në video materialin që u publikuan në internet  në botimin e gazetës  italiane “La Verita”, lidhur me rastet “Reket” dhe “Perandoria”.

Përndryshe, në lëndën për zhvatjen të dyshuar janë dy personaBojan Jovanovski i njohur me nofkën “Boki 13” dhe Zoran Milevski i njohur si Zoki Kiçeec se kanë zhvatur biznesmenë nëpërmjet prokurorit publik, apo shefes së PSP-së në dorëheqje, Katica Janeva. Së fundmi gazeta italiane “La Verita” ka publikuar disa video-audio materiale, në të cilat tregohet se si Boki 13, ka marrë reket prej Orce Kamçevit në shtëpinë e tij. Skandali përfshin edhe prokuroret Janeva dhe kolegen e saj, Lile Stefanova, por të dyja i kanë refuzuar akuzat.
Gazeta italiane ka publikuar disa video dëshmi nga rasti.

LEXO PËR LËNDËN: REKET

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button