Në cilin vit u shfaq filmi i parë shqiptar?

Filmi “Tana” 1958, njihet si filmi i parë artistik shqiptar, i cili u prodhua nga Kinostudio Shqipëria e Re. Premiera ishte me 17 gusht 1958.

Regjia: Kristaq Dhamo,
Skenari: Kristaq Dhamo, Fatmir Gjata dhe Nasho Jorgaqi
Muzika: Çesk Zadeja.

Përmbajtja e filmit
Subjekti i filmit, me temë nga jeta shoqërore e fshatit dhe është me skenar të Fatmir Gjatës, mbështetur në novelën e tij me të njëjtin titull. Ngjarjet zhvillohen në vitet ‘50. Në qëndër të filmit është Tana një vajzë e zgjuar dhe me mendime të përparuara. Ajo dashuron Stefanin i cili banon në një fshat të varfër malor. Tanës i del përpara mentaliteti i vjetër i gjyshit të saj si dhe xhelozia e Lefterit. Është një lojë dashurie drejt përparimit. Këtu është realizuar puthja e parë në filmat shqiptarë.

AKTORET
Tinka Kurti … Tana
Naim Frashëri (aktor) … Stefani
Pjetër Gjoka … Gjyshi
Kadri Roshi … Lefter Dhosi
Andon Pano … Kryetari i kooperativës
Thimi Filipi … Sekretari i Partisë
Marie Logoreci … Nëna e Stefanit
Violeta Manushi
Nikolla Panajoti
Melpomeni Çobani
Mihal Stefa
Vani Trako
Lazër Filipi
Pandi Raidhi
Lazër Vlashi.

Lajme të ngjashme

Back to top button