Pritjes i erdhi fundi, kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli pret Milanin në një ndeshje miqësore

Ishte paralajmëruar muaj më parë se do të vinte Milani në Kosovë dhe pritjes tani i ka ardhur fundi.

Më 10 gusht (e shtunën) gjiganti italian Milan do të zbarojë në Prishtinë për të zhvilluar një ndeshje miqësore, shkruan Telegrafi.

Kjo është hera e parë që klubi legjendar italian vije në Kosovë për ta zhvilluar një ndeshje miqësore.

AS Event është kompania që e ka organizuar këtë ndeshje, ndërsa kundërshtari i Rossonerëve është kampioni në fuqi i Kosovës, Feronikeli.

Ky takim do të zhvillohet me fillim nga ora 20:45 në stadiumin Fadil Vokrri në kryeqytetin kosovar Prishtinë.

Ndeshjen miqësore Feronikeli – Milan do ta drejtoj gjyqtari kosovar Genc Nuza me ndihmësit Fatlum Berisha e Bujar Selimaj.

Deri më tani janë shitur mijëra bileta për këtë takim, ndërsa tifozët që nuk kanë arritur dot të sigurojnë një biletë mund ta shohin ndeshjen në RTV Dukagjini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button