ZYRTARE: Juventusi transferoi shqiptarin 20 vjeçar

Talenti me origjinë shqiptare, nga qyteti i Tetovës, Nedim Bajrami ka bërë një hap të madh në karrierë, teksa ka firmosur me gjigantët e Juventusit, transmeton VOAL.

Mesfushori i lindur në Tetovë u është bashkuar bardhezinjve, të cilët kanë derdhur afro 2 milionë franga në arkat e klubit zviceran të Grasshopersit për shërbimet e Bajramit.

Gjithsesi, mediat zvicerane raportojnë se lojtari që ka zgjedhur të përfaqësojë kombëtaren helvete, nuk do të stërvitet nga trajneri Sarri.

20-vjeçari do të huazohet menjëherë te Empoli në Serinë B, ku do t’u bashkohet 2 shqiptarëve të tjerë, Elhan Kastrati dhe Frederik Veseli.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button