Kosovë, në pritje të Ashton, të tregojë çfarë më tej me Serbinë

Institucionet e Kosovës po presin që gjatë vizitës së saj në Prishtinë, përfaqësuesja e lartë e Politikës së Jashtme të BE-së, Catherine Ashton, t`i shpalosë edhe zyrtarisht temat e dialogut që do të zhvillohet mes kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçi, dhe atij të Serbisë, Ivica Daçiq.

Zyrtarë të lartë shtetërorë kanë bërë të ditur për gazetën Koha Ditore se platformë për dialogun do të ketë vetëm pasi që ndërmjetësuesja e këtij procesi do të dorëzojë me shkrim listën e temave që do të diskutohen në dialog.

Listë të temave të mundshme por edhe mënyrës se si të dyja vendet do të mund të bënin një aranzhim për veriun dhe t’i normalizonin marrëdhëniet pa pasur nevojë për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga ana e Serbisë, baronesha Ashton u ka dhënë të dy kryeministrave në katër takime të veçanta që ka pasur me ta që nga qershori i këtij viti. / Koha.net

Lajme të ngjashme

Back to top button