RMV, janë gjetur dy trupa të pajetë: Njëri në rezervuar nafte, tjetri në qese plastike

Dje pasdite rreth orës 18:00, në ujërat e akumulimit “Turija” në Strumicë është gjetur një trup njeriu në rezervuar për derivate në automjet transportues, njofton Portalb.mk.

Zyrtarët policorë të Strumicës dhe prokurori publik kanë dalë në terren dhe e kanë dokumentuar rastin. Ky është rasti i dytë në dy muajt e fundit në të njëjtën pendë, janë gjendur dy trupa, njëri në një bure metalike, ndërkaq tani në një rezervuar derivatesh.

Një trup i pajetë është gjetur në Shkup

Një i punësuar i ndërmarrjes publike Higjiena e Shkupit gjate lëvizjes në rrugën për në fshatin Orizare të Eperme, mbrëmjen e sotme, ka hasur në një qese të zezë plastike, në te cilën ka pasur një trup të pajete. Rastin menjëherë e ka lajmëruar në Polici, me çrast, ekipet e sektorit për pune te brendshme, kane ngritur qesen e gjetur dhe e kanë dorëzuar në mjekësinë ligjore, siç ka urdhëruar prokurori. Pas hapjes së qeses plastike nga mjekësia Ligjore, është konstatuar se behet fjalë për trupin e pajete të një femre, identiteti dhe mosha e të cilës ende nuk janë konstatuar.

Shkaku se nuk ka pasur te të regjistruar paraqitje për ndonjë person te zhdukur, me të cilin mund të ndërlidhet, hetimi për verifikimin e moshës dhe identitetit do bëhet ditëve në vijim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button