Presidenti Ivanov uron Festën e Kurban- Bajramit

Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me rastin e festës së Kurban Bajramit përcolli urata deri te prijësi i Bashkësisë Fetare Islame, reis ulema Sulejman efendi Rexhepi.

Ai mes tjerash shkruan “Më lejoni që juve, personalisht, anëtarëve të Rijasetit, myftinive, imamëve dhe të gjithë qytetarëve të përkatësisë islame në Republikën e Maqedonisë që t’ju përcjell uratat më të përzemërta me rastin e festës së madhe islame Kurban – Bajramin.

Presidenti Ivanov më tej thekson se u dëshiron qytetarëve të përkatësisë islame që Kurban-Bajramin ta kalojnë në shëndet të plotë, gëzim, fat dhe harmoni.

“Kurban – Bajrami është festë e solidaritetit dhe bashkësisë, festë e cila i potencon vërtytet njerëzore dhe festë e cila u shtihet dora skamnorëve që u nevojitet mbështetje material.

Pikërisht në atmosferë të tillë të respektit dhe bujarisë së ndërsjellë le të kalojë ky festim”, shkruan më tej presidenti Ivanov në uratën drejtuar Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button