Qytetarë të revoltuar thyejne zyrat e LGBTI-s (FOTO)

Qytetarët dhe Esnafi i Çarshisë nuk e duan zyrën e homoseksualve në mes të Çarshisë së Vjetër të Shkupit.

Ata që anketuam, kërkojnë me çdo kusht të largohet kjo zyrë nga këtu.

“Po kjo qendër që u hap në mes të Çarshisë së Vjetër na pengon shumë, le të shkojnë le ta hapin ka ana e maqedonasve, përse kanë ardhur këtu në mes të shqiptarëve. Unë punojë këtu, dhe na pengon të gjithëve” tha një esnaf i Çarshisë.

“Normal që jemi kundër, kjo është në dëm të qytetarëve tonë, pasi edhe me fe kjo gjë është e ndaluar” tha një qytetar tjetër.

“Jo kjo zyrë nuk ka vend as në Çarshi as askund, feja jonë nuk e lejon këtë. Jam shumë kundër hapjes së saj, le ta mbyllin sa më shpejtë këtë zyrë, në mos me të mirë, atëherë me të keq”, tha një qytetar tjetër.

Një ditë pas hapjes oficiale të zyrës për përkrahjen e qytetarëve me orientim të ndryshëm seksual, LGBTI në Çarshi të Vjetër mëngjesi i sotëm atë e gjeti me xhama tërësisht të thyer. 

Urania Pirovska, drejtor eksekutiv në Komitetin e Helsinkit, thotë se rastin e kanë paraqitur në polici, dhe se zyrat do të mbeten në Çarshi, edhe nëse çdo natë ua thejnë xhamat.

“Mbrëmë ishte hapja solemne e Qendrës për mbrojtjen e bashkësisë LGBTI. Pas orës 3 të mesnatës persona të pa njohur me gurrë dhe gjë sende të forta, kanë thyer xhamat e zyres së LGBTI-së. E njoftuam policinë, ata erdhën në vend ngjarje dhe bënë hetimet e para. Unë isha e pregatitur se do të kemi tensione për shkak të rolit të kësaj qendre, megjithatë atë që mund ta deklaroj është se Komiteti i Helsinkut për mbrojtjen e të drejtave të njeriut nuk do të tërhiqet, do të mbetemi këtu ku jemi, dhe dua të potencoj se ne jemi ata që i mbrojmë të drejtat e njerëzve nga gjitha bashkësitë etnike. Kjo është një ndër arsyet pse vendosëm ta sjellim këtë qendër në Çarshinë e Vjetër të Shkupit’ tha Pirovska për Portalb.

Ndryshe zyrat e LGBTI në Çarshi të Vjetër i ka hapur Komiteti i Helsinkit dhe Ambasada e Holandës./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button