Chris Brown i rikthehet ish të dashurës (FOTO)

Chris Brown njoftoi ndarjen nga modelja Karrueche në fillim të muajit duke e argumentuar këtë vendim me rilindjen e shoqërisë me Rihanna-n. 

Por këngëtari u fotografua ditën e hënë me ish-in e tij. Sipas mediave gossip amerikane, ata janë parë të lënë shtëpinë e Chris veç e veç. 

Brown nëpërmjet një komunikate të lëshuar në fillim të këtij muaji njoftoi ndarjen me Kerrueche, ndërsa këtë fundjavë kaloi disa orë të këndshme me Rihanna-n në një festë të organizuar në Beverly Hills.

“Kam vendosur të jem single për t’u përqendruar tek karriera ime. Une e dua shumë Kerrueche, por nuk dëshiroj ta shoh të vuajë miqësinë time me Rihanna-n”, thuhej në komunikatën e ndarjes se Chris./Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button