PDSH Strugë: Nuk e mbështesim Sefer Canoskin, kemi kandidatin tonë

Burime të besueshme nga dega e PDSH-së në Strugë, e konsiderojnë si konstruksion të ulët mediatik lajmin e publikur në ALSAT-M, se kjo parti do të mbështesë Sefer Canoskin, në zgjedhjet për kreun e Komunës së Strugës.

Nga kjo parti thonë se këto konstruksione janë të qëllimëshme në funksion të dëmtimit të ofertës, që ky subjekt ka ofruar duke kandiduar Ziadin Selën për të udhëhequr me Komunën e Strugës.

Gjithashtu, këto burime shprehen për Portalb se kjo qasje tregon për frikën që i ka kapluar disa struktura nga fitorja e pritshme e Ziadin Selës në Strugë./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button