Aksident në autostradën Tetovë-Gostivar, tre fëmijë në mesin e të lënduarve
Një aksident i rëndë ku u lënduan pesë persona, përfshirë tre fëmijë, ndodhi këtë mëngjes pranë kryqëzimit në fshatin Kamenjan, në autostradën Tetovë – Gostivar, njofton Kanal 5.
SPB Tetovë informon se në aksident u përfshinë tre vetura, njëra prej të cilave ishte me targa britanike. Të lënduarit janë transferuar në spitalin e Tetovës.
Për shkak të aksidentit, trafiku në autostradë u ndërpre për gati dy orë këtë mëngjes dhe u normalizua në orën 9 të mëngjesit.