Opozita akuzoi Thaçin, thotë se po i bën favor PDK-së duke mos thirrur zgjedhjet

Janë bërë dy javë nga dorëheqja e Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, por partitë kryesore në vend ende nuk janë ftuar për konsultime nga presidenti.

LDK-ja thotë se nuk do të pranojë asnjë tentim të presidentit për të krijuar qeveri teknike, por vetëm që vendi të shkojë në zgjedhje, raporton KTV.

Deputeti Naser Rugova, thotë se nëse kjo nuk ndodh nga ana e presidentit Hashim Thaçi, atëherë do të thërrasin seancë të jashtëzakonshme për shpërbërjen e Kuvendit.

Edhe Vetëvendosje, kërkesë të vetme ka shkuarjen në zgjedhje të parakohshme.

Partia e kryeministrit në dorëheqje Haradinaj, AAK-ja, pret që java e ardhshme të jetë vendimtare për shkuarjen në zgjedhje.

Sipas analistit Imer Mushkolaj, presidenti Thaçi është duke i zvarritur me qëllim konsultimet me subjektet politike.

Presidenti Hashim Thaçi, gjatë kësaj jave, ka takuar përfaqësues të partive të minoriteteve në vend dhe kryetaren e KQZ-së Valdete Daka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button