Doing business: Maqedonia lidere në reforma

Maqedonia është klasifikuar e 23-ta në pozicionin prej gjithsej 185 vendeve në raportin më të ri të Doing business për vitin 2012 që mbrëmë e publikoi Banka Botërore.

Siç njoftoi sot në pres-konferencë zëvendëskryeministri dhe ministri i Financave Zoran Stavreski në pajtim me raportin Maqedonia bëhet lider për kryerjen e biznesit në rajon dhe është në vendin e pestë në korniza botërore sipas reformave të përgjithshme nga viti 2005 deri në vitin 2012.

“Raporti i Bankës Botërore tregon se Maqedonia është në grupin e vendeve më shumë të  zhvilluara ekonomikisht prej saj. Gjermania është në vendin e 20-të, ndërsa Japonia është pas nesh në vendin e 24-t. Prej këtu është evidentuar se i kemi arritur standardet e tyre”, deklaroi Stavreski.

Qeveria, shtoi ministri është e kënaqur nga arritja e rezultatit që e regjistroi Banka Botërore, veçanërisht nëse merret parasysh se është kontatuar përparim lidhur me reformat dhe kryerjen e zhvillimit të politikave ekonomike.

Doing business vjet e rangoi Maqedoninë në pozicionin e 22-të nga gjithsej 183 vende.

Lajme të ngjashme

Back to top button