Shkrimtari Halil Zendeli merr çmimin 23 Tetori

Çmimi  Shtetëror “23 Tetori” për vitin 2012, në sferën e kulturës dhe artit, sot do t’i jepet në një solemnitet rasti shkrimtarit shqiptar Halil Zendeli dhe piktorit Vladimir Georgievski.

Vendimi për të laureuar dy artistët, është marrë nga Këshilli për Akordimin e Çmimit, i kryesuar nga akademiku Vlado Kambovski, njëherësh kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.

Ky çmim shtetëror jepet, sipas rregullave, për arritjet shumëvjeçare në sferën e shkencës, kulturës, arsimit, mbrojtjes së interesave shtetërore dhe promovimit të prioriteteve shtetërore, vlerave dhe trashëgimisë kulturore e historike të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button