Monstra, Feride Bilalli paditet për mbajtje të armëve

Feride Bilalli akuzohet për armëmbajtje pa leje. Prokuroria Publike e Shkupit ka ngritur aktakuzë penale kundër 60 vjeçares nga fshati Hotël i Kumanovës.

Bilalli ishte pjesë e të dyshuarëve në rastin e vrasjes së pesëfishtë në Smilkovcë të Shkupit dhe njëra ndër të arrestuarat në operacionin policor “Monstra”. 

Padia nuk përmban të dhëna për armën e gjetur por vetëm për gjetjen e municionit, kryesisht disa plumbave të kalibrave të ndryshëm. 

“Te Feride Bilalli janë gjetur 6 plumba të kalibrit 12.7 x 108 mm, 2 plumba të kalibrit 7.62×39 mm si dhe plumba simbolik të kalibrave të tjerë”, shkruhet në akuzën e ngritur, e cila bazohet si vepër penale për armëmbajtje pa leje dhe materiale shpërthyese.  

Procesi gjyqësor kundër të moshuares nga Kumanova do të mbahet në Gjykatën Themelore të Kumanovës, ndërsa avokatët mbrojtës kanë informuar se në këtë rast prokurori është caktuar shqiptar. 

Lajme të ngjashme

Back to top button