Strugë, edukatorët të revoltuar nga qeveria protestojnë!

Për rreth një orë njëmbëdhjetë të punësuarit në Çerdhet e qytetit të Strugës protestuan në hyrje të Kopshtit ”Dielli” për të kërkuar nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, rregullimin e statusit të tyre të punës.

Gjatë protestës ata paralajmëruan se në rast se dikasteri i Punës dhe Politikës Sociale nuk reagon në këtë drejtim do të përshkallzojnë protestën në një grevë të përgjithshme që do ishte me pasoja për vazhdimin me punë të këtij institucioni që kujdeset për rreth katërqind fëmijë të vegjël.

Ndërkohë, nga Komuna e Strugës shprehen se protesta është e drejtë dhe legjitime, ata kërkojnë nga MPPS të rregulloj statusin juridik të këtyre të punësuarve në të mirë të funksionimit të këtij institucioni. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button