Kosovë, dita e parë e Bajramit të premten

Dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë të premten më 26 tetor. Kështu ka vendosur Bashkësia Islame e Kosovës dhe këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, zëdhënësi i BIK-ut, Ahmet Sadriu.
Zëdhënësi i BIK-ut, Ahmeti Sadriu ka thënë se kjo ka ndodhur për shkak të ditës së Arafatit e cila është të enjten dhe kjo sipas tij, e përcakton se dita e parë e Kurban Bajramit është të premten.

“Definitivisht Dita e Kurban Bajramit është të premten”, tha Sadriu për Telegrafin.

Ndryshe, deri sot është thënë se dita e parë e Kurban Bajramit do të jetë të enjten më 25 tetor./Telegrafi/Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button