Maqedoni, paraqitni korrupsionin me celular!

Paraqitja e korrupsionit nga qytetarët mund të bëhet me anë telefonit celular android. Organizata Transparency International- Maqedoni së bashku me Qendrën për Marrëdhënie ndërkombëtare Washington, sot prezantuan aplikacionin për celularë në gjuhën shqipe.

“Aplikimi i mundëson shfrytëzuesit të denoncojë rastet e korrupsionit, të  përzgjedhin kategoritë, lokacion ose të shfletojë dhe parashtresat e tjera për korrupsion që  tashmë janë të vendosur në këtë faqe” thonë nga TI.

Ky aplikacion është i pari i këtij lloji në Ballkan, por edhe në Evropë dhe synon që të ritet transparenca në institucionet e vendit duke i shtyrë qytetarët në mënyrë aktive ta paraqesin korrupsionin.

Parashtresat shqyrtohet nga ekipi i cili punon në suazat e këtij projekti, dhe ata që aprovohen vendosen në këtë ueb faqe: Paraqit Korrupsionin.

Njashtu, aplikimi është në dispozicion në google Play përmes këtij linku: Paraqit Korrupsionin. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button