Nikoliq: Maqedoninë e pret skenar i njëjtë si Serbinë me shqiptarët

Nikoliq për Tanjug theksoi se politikanët maqedonas mund ta fusin tani kokën në dhe, porse brenda 20 viteve edhe ata do ta kenë problemin serb me shqiptarët.

Maqedonia do ta ketë problemin serb me shqiptarët brenda 20 viteve, presidenti serb Tomisllav Nikoliq për Tanjug theksoi se pas Kosovës, vendet e rajonit janë të radhës ku shqiptarët do të kërkojnë shtet të tyre.

“Pasi të realizohen të drejtat e tyre në Serbi, ato të drejta do t’i kërkojnë në të gjitha vendet tjera. Siç mund të thuhet se kanë të drejtë për shtet të vet në Kosovë dhe në Maqedoni, ashtu mund të thuhet se ata kanë të drejtë për një shtet apo kanë të drejtë për autonomi në Greqi dhe Mal të Zi, deklaroi Nikoliq.

Lidhur me perspektivën evropiane të vendeve të rajonit, Nikoliq kontestin për emrin e Maqedonisë e barazoi me problemin kosovar, për të cilin Brukseli imponon zgjidhje.

Ai tha se pengesë për rrugën evropiane të Serbisë gjoja është “se nuk do të lejojë t’i merret territor, ndërsa për Maqedoninë pengesë është se nuk dëshiron të pranojë që të heq dorë nga emri, stema dhe flamuri, bëri të ditur Tanjug.

“E di se këto tri gjëra janë problem me Greqinë dhe pikërisht për këtë shkak, vendi juaj nuk do të ketë mundësi të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian”, tha Nikoliq. /portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button