Arifi- Çitaku, pika kufitare Bellanovc-Stançiq hapet 2013-ën

U firmos marrëveshja financiare për bashkëpunim ndërkufitar IPA mes Kosovës dhe Maqedonisë.

Pika kufitare Bellanovc-Stançiq, është pjesë e kësaj marrëveshje që pritet të hapet vitin e ardhshëm, tha pas nënshrkimit të marrëveshjes, zëvendës krymenistrja e obliguar për çështje evropiane Teuta Arifi.

‘Me mjetet e ndara për vitin 2010 në kuadër të këtij projekti filloi realizimi ndërtimi i një ndërtese të përbashkët për trupat kufitare, me infrastrukturë shoqëruese për daljen e re kufitare Bellanovc- Stançiq. Ky project ka filluar të realizohet sipas dinamikës së parparë dhe pritet të përfundojë në vitin 2013. Në të njejtën kohë pritet të përfundojë edhe rikonstruimi i rrugës që qon deri në këtë kalim kufitar, i cili nga ana e Republikës së Maqedonisë është me gjatësu prej 17 kilometrash’ tha Arifi.

Ministrja kosovare për Integrim, Vlora Çitaku, tha se përfundimi i këtij projekti do të jetë në dobi të dy vendeve.

“Institucionet kosovare i kanë përmbushur gjitha detyrimet që dalin nga marrëveshja që e kemi nënshkruar bashkarisht. Pritet që një takim i grupit të përbashkët koordinues të organizohet me 13 nëntor në Prishtinë dhe besojmë se deri atëherë çdo paqartësi e mbetur në proces do të sqarohet. Është jashtzakonisht e rëndësishme që ky projekt të realizohet sa më parë sepse në fund fare do të jetë në dobi të shkëmbimeve mes njerzve dhe mallrave mes dy shteteve tona” deklaron Çitaku.

Ndryshe në nënshkrimin e marrëveshjes kanë marrë pjesë edhe shefi i Delegacionit të BE-së Aivo Orav dhe shefi i operacioneve i Zyrës së BE-së në Kosovë Kristof Stok. Marrëveshja e nënshkruar sot kushton gjithsej 600.000 euro./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button